Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për TRT World tha se Kosova dhe Türkiye kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe po punojnë për t’i përmirësuar dhe për t’i avancuar edhe më tej ato.
Edhe në nivel presidentësh, Osmani tha se ka bashkëpunim të ngushtë me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Türkiye-n si dhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimi im i ngushtë me Presidentin Erdoğan janë në nivel shumë të lartë. Dua ta falënderoj Türkiye-n dhe Presidentin për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë vendit tonë. Po shohim mënyrat se si mund të përmirësojmë këtë bashkëpunim. Sigurisht se ka shumë potencial që nuk është arritur akoma në shumë fusha, si tregtia, rritja e investimeve në të dyja vendet...”, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Osmani shtoi se Presidenti turk Erdoğan mund të ketë një rol të rëndësishëm t’i bindë krerët serbë se rruga e vetme drejt një paqeje të qëndrueshme në Ballkan është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo thotë se problemi me dialogun në Bruksel është se pala serbe nuk u përmbahet premtimeve dhe marrëveshjeve që i nënshkruan.
Presidentja e Kosovës paralajmëroi se deri në fund të vitit Kosova do të bëjë gati aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sa i përket NATO-s, hapi i parë drejt anëtarësimit në NATO do të jetë inkuadrimi në Partneritetin për Paqe me Aleancën Veriatlantike. Osmani thotë se rruga nuk do të jetë e lehtë, por Kosova nuk do të heqë dorë nga përcaktimi euroatlantik.
“Unë përfaqësoj një popull shumë rezistues. Kemi kaluar shumë vështirësi dhe sakrifica, por asnjëherë asgjë nuk na ka larguar nga vizoni ynë euroatlantik. Pavarësisht sa e rëndë dhe e vështirë të jetë rruga, ne asnjëherë nuk heqim dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO”.
Në intervistën për TRT World, Osmani tha se lufta në Ukrainë paraqet rrezik për gjithë kontinentin evropian, pasi Rusia me shtrirjen e ndikimit të saj dëshiron të hapë fronte të reja edhe në Ballkanin Perëndimor.
10 Tet 2022
Osmani: Marrëdhënie të shkëlqyera me Türkiye-n dhe Erdoğanin
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mund të ketë një rol të rëndësishëm t’i bindë krerët serbë se rruga e vetme drejt një paqeje të qëndrueshme në Ballkan është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
TRT World
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.