Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në Komunitetin Politik Evropian, në Samitin e parë që po mbahet në Pragë të Çekisë.
Në fjalën e saj para gazetarëve gjatë arritjes në Samit, presidentja Osmani e vlerësoi nismën si shumë të rëndësishme në një kohë kur Evropa po përballet me sfida të rënda.
“Duke qenë këtu në këtë ditë të rëndësishme për kontinentin evropian, unë jam këtu në emër të Republikës së Kosovës për të përfaqësuar vendin tim në këtë platformë të re, të rëndësishme, ku secili prej nesh në baza të barabarta do të ketë mundësinë që zëri ynë të dëgjohet, si dhe të sjell ide dhe të marr pjesë në veprim kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta me të cilat po përballemi, si dhe veprimet që do të ndërmarrim kur bëhet fjalë për përballimin e këtyre sfidave”, theksoi presidentja Osmani.
Presidentja e Kosovës tha se vetëm duke qëndruar të bashkuar, vendet e Evropës mund të përballen me sukses me sfidat në këto kohëra të vështira.
“Sigurisht, ajo me të cilën përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të përballemi me sukses me secilën prej këtyre sfidave”, shtoi Osmani.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të zhvillojë disa takime bilaterale në margjinat e Samitit.
Samiti i Pragës është takimi i parë në kuadër të nismës Komuniteti Politik Evropian, që bashkon 27 vendet anëtare të BE-së dhe 17 vende të tjera joanëtare, që janë pjesë e kontinentit evropian.
6 Tet 2022
Osmani në Pragë: Evropa të qëndrojë e bashkuar për të tejkaluar sfidat
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të zhvillojë disa takime bilaterale në margjinat e Samitit të Pragës, që është Samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore