Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Vendimi duhet të hyjë në fuqi jo më larg se më 1 janar të vitit 2024.
Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave për Kosovën / Foto: AA

Parlamenti Evropian miratoi sot pa asnjë kundërshtim vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Pasi nuk kishte refuzime, miratimi u bë pa votim.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Nesër, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën. Më pas, akti duhet të shpallet në Gazetë Zyrtare përpara se të hyjë në fuqi.

Vendimi duhet të hyjë në fuqi jo më larg se më 1 janar të vitit 2024.


TRT Balkan / agjencitë