Me një ceremoni solemne është përkujtuar rreshteri turk i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Hüseyin Kutlu, në 23 vjetorin e rënies së tij gjatë detyrës në territorin e Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ambasadori i Türkiye-s në Kosovë, Çağrı Sakar, zëvendëskomandanti i kontingjentit turk në KFOR, Emrah Börekçi dhe ushtarë të KFOR-it në Kosovë nga kontingjente të ndryshme.
Pasi ministri Mehaj dhe ambasadori Sakar vendosën lule tek pllaka përkujtimore e Kutlu në bazën e KFOR-it në Prishtinë, të pranishmit mbajtën edhe një minutë heshtje.
Në fjalën e tij, zëvendëskomandanti i kontingjentit turk në KFOR, Emrah Börekçi, tha se ndihet i nderuar për pjesëmarrjen në ceremoninë e përkujtimit të rreshterit turk, i cili sakrifikoi jetën e tij për këtë tokë.
“Siç bëmë sot, jam krenar të theksoj se edhe në të ardhmen Kutlu do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj këtij jo vetëm nga populli turk, por edhe nga ushtarët e KFOR-it dhe populli i Kosovës”, theksoi Börekçi.
Ambasadori i Türkiye-s në Kosovë, Çağrı Sakar, tha se prezenca e KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999 ka qenë mjaft e rëndësishme dhe këtu kanë kontribuuar edhe ushtarët turq që nga fillimi.
“Do të doja ta nderoja dhe ta kujtoja për këtë sakrificën e tij. Ushtari Hüseyin Kultu do të vlerësohet gjithmonë si një kontribuues i madh në shërbimin e KFOR-it, si një anëtar udhëheqës në NATO duke qëndruar plotësisht për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, theksoi Sakar.
Kultu lindi në vitin 1963 në Eskişehir të Türkiye-s. Pasi u diplomua si rreshter shtabi nga Komanda e Shkollave Teknike të Forcave Ajrore Turke në vitin 1982, ai shërbeu në bazat kryesore të avionëve gjatë periudhës 1982 dhe 1994.
Më 7 korrik 1999 ai u caktua në Task Forcën e KFOR-it si shef i ekipit për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Dragash të rajonit të Prizrenit, ku më 22 shtator 1999 pas shpërthimit të një mortaje të luftës, derisa përpiqej ta çaktivizonte atë, ra dëshmor.
Kutlu ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Familja e tij jeton në Eskişehir.
22 Sht 2022
Përkujtohet Hüseyin Kutlu, ushtari turk i KFOR-it që ra dëshmor në Kosovë
Më 7 korrik 1999 Hüseyin Kutlu u caktua në Task Forcën e KFOR-it si shef i ekipit për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Dragash të rajonit të Prizrenit, ku më 22 shtator 1999 pas shpërthimit të një mortaje të luftës ra dëshmor.
AA
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore