Dy shtetas të Kosovës, me përkatësi etnike serbë, u plagosën pasditen e sotme në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Të plagosurit, njëri 31-vjeçar dhe tjetri 11-vjeçar, morën lëndime nga armë zjarri nga një makinë në lëvizje.
Policia e Kosovës njoftoi se një i dyshuar është nën arrest lidhur me të shtënat në afërsi të Shtërpcës.
"Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (mashkull, shtetas i Kosovës) i moshës 33-vjeçare", njofton Policia e Kosovës.
Ndërkohë, sipas komunikatës paraprake të policisë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
"Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshme mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në Graçanicë. Të dy të plagosurit, nga informacionet që kemi, janë jashtë rrezikut për jetë", thotë Policia e Kosovës.
Pas incidentit, serbët lokalë kishin bllokuar rrugën që çon drejt Shtërpcës, duke kërkuar kapjen e autorit.
6 Jan 2023
Plagosen dy serbë në Kosovë, kapet autori i dyshuar
Policia e Kosovës njoftoi se ka kapur një të dyshuar lidhur me këtë rast dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.