Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan në vitin e kaluar. I njëjti thuhet se ka përdorur dhunë në mënyrë aktive në Zveçan.
“Më datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdorur dhunë në mënyrë aktive në Zveçan”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I arrestuari sipas autoriteteve të Kosovës dyshohet se ka kryer disa vepra panel.
Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Ndryshe, në maj të vitit të kaluar rreth 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan pas sulmesh nga protestues serbë. Një pjesë e ushtarëve të KFOR-it pësuan lëndime të rënda trupore.