Pas tensioneve të fundit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka reaguar sot edhe policia kosovare. Sipas policisë, protestuesit në Zveçan vazhdojnë të jenë jo paqësorë dhe të provokojnë eskalimin e situatës. Ata, sipas Policisë së Kosovës, kanë hedhur mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok-bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri.
"Në Zveçan protestuesit kanë vazhduar të jenë jopaqësorë dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur gjësende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve", thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas njoftimit, edhe mediat gjithashtu kanë qenë viktimë e dhunës dhe provokimeve.
"Nga protestues të maskuar, janë penguar dhe rrezikuar edhe gazetarë të mediave të ndryshme të cilëve iu janë dëmtuar automjetet e tyre, prej tyre një veturë e kanë djegur, e po ashtu iu janë shkruar mbishkrime nacionaliste serbe", thuhet më tej në komunikatë.
Si pasojë e dhunës, deri tani janë lënduar disa pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa janë arrestuar pesë persona.
Policia e Kosovës thotë se në vazhdimësi ka qenë e koordinuar me KFOR-in për të menaxhuar situatën. KFOR-i janë detyruar të veprojnë pasi nga dhuna e protestuesve është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve, janë vënë në rrezik dëmtimi i automjeteve dhe prona publike.
Protesta vazhdon akoma, ndërsa polcia njofton se situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveçan, pasi aty dhe në komuna të tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar.
29 Maj 2023
Policia e Kosovës: Janë sulmuar KFOR-i e gazetarë, ka të arrestuar në veri
Protesta vazhdon akoma, ndërsa polcia njofton se situata vazhdon të jetë e tensionuar, sidomos në Zveçan, pasi aty dhe në komuna të tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.