Policia e Kosovës sekuestron një sasi të madhe të armëve në Banjskë

Policia e Kosovës sekuestron një sasi të madhe të armëve në Banjskë

Sekuestrohen edhe një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Policia e Kosovës sekuestron një sasi të madhe të armëve në Banjskë.  Photo: Policia e Kosovës/ Facebook 

Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe aktiviteteve policore, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ka vazhduar kontrollin dhe krehjen e terrenit të asaj zone, e cila ishte shfrytëzuar nga sulmuesit terroristë.

“Sot më datë 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne - Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sendet e gjetura dhe të sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim: antiplumb, karikator me 30 fishek, kapelë dhe doreza, maskë ngjyrë e gjelbër, maskë tjetër, antiplumb me tre karikatorë dhe 90 fishekë, çantë e vogël për brez, pjesë e sipërme e uniformës, antiplumb me 3 karikatorë dhe 85 fishekë, armë e gjatë me 5 karikatorë me nga 30 fishekë, një rrip, dy karikatorë me nga 30 fishekë, armë e gjatë dhe dy karikatorë të pistoletës me nga 15 fishekë, gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikatorë nga 30 fishekë dhe një granatë dore, armë e gjatë me pesë karikatorë me nga 30 fishekë, armë e gjatë me pesë karikatorë me nga 30 fishekë, armë e gjatë me një karikator me 30 fishekë, armë e gjatë me një karikator me 30 fishekë, radio lidhje motorol, zollë, kapelë ngjyrë ushtarake, një antiplumb me një karikator dhe 30 fishekë, një karikator, radio lidhje, xhaketë e shiut, një pako me cigare.

Siç njofton Policia e Kosovës pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim”, paralajmëron Policia e Kosovës.

AA