Organizata Lëvizja për Demokraci e Kosovës, sot ka mbajtur një aktivitet simbolik të quajtur “Burgu” para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta kundërshtuar mos liberalizimin e vizave.
Duke e përshkruar gjendjen aktuale të popullit të Kosovës, organizatorët para zyrës së BE-së, vendosën një kafaz në formë burgu me hartë të Kosovës, të cilët qëndruan brenda për disa minuta. Në grilat e burgut të improvizuar ata vendosën një parollë ku shkruhej, “Çfarë faji kemi ne që jemi të izoluar? Nuk jemi njerëz edhe ne si ju?”.
Drejtuesi i organizatës Lëvizja për Demokraci, Mexhid Ramusa, në fjalimin e tij para gazetarëve, tha se në bazë të këtij aktiviteti duan t’i tregojmë BE se si po e mban të izoluar padrejtësisht Kosovën.
“Ne si popull nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar. Ne jemi edhe të vrarë, edhe të masakruar, edhe të izoluar. Këtë lloj aktiviteti si në ‘burg’, si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE edhe në Bruksel”, tha ai.
Protesta të këtij lloji në Prishtinë janë mbajtuar edhe javën e kaluar. Disa qytetarë të revoltuar përmes marshit e shprehën revoltën e tyre për mos liberalizimin e vizave.
Krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë thirrje që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt. Presidentja Vjosa Osmani në deklaratën e fundit theksoi se çdo kriter i ri për liberalizim të vizave është i paranueshëm për Kosovën.
1 Kor 2022
Protestë në Prishtinë: Serbia na masakroi, Evropa na izoloi
Me vendosjen një kafazi të improvizuar si burg anëtar të Organizatës Lëvizja për Demokraci, protestuan para zyrës së BE-së në Prishtinë
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Serbët e Mitrovicës veriore në mbështetje të protestës në Serbi
Rreth 100 qytetarë serbë të Mitrovicës veriore kanë mbajtur të premten 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.