Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit i miratoi vendimet për projektin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë dhe për marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit në fushën e energjetikës.
Kryeministri Albin Kurti, përmes një posti në Facebook, tha se për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës.
“ Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurtë po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet, shruan Kurti.
Ndërsa, ai shton se pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.
7 Kor 2022
Qeveria e Kosovës e miraton projektin për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se për dy vendime të mbledhjes 87-të, të Qeverisë së Kosovës, duhet ratifikimi në Kuvend dhe autorizim nga Presidenca
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Nga 1 janari qytetarët e BeH-së mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi vendimin e qeverisë mbrëmë, me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës së Kosovës.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.