Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar në një konferencë për media nga Qeveria e Kosovës, pakon e ndihmave financiare për disa kategori në mënyrë që të ndihmohen në përballje me inflacionin.
Kryeministri Kurti ka nisur prezantimin e pakos së mbështetjes për qytetarët me subvencionimin për të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike, nisur nga gjendja e rënduar me energjinë.
Ai tha se “për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojmë dyfish faturën”.
Kurti tha se për pensionistët do të ndahet shuma e menjëhershme prej 100 eurove ndërsa familjeve me asistencë sociale do t’u dyfishohet shuma e asistencës për një muaj.
Për zyrtarët publik Qeveria do të ndajë shtesa prej 50 eurove duke filluar nga muaji shtator, kurse për punëtorët e ndërmarrjeve publike do të ndajë shumë të menjëhershme prej 100 eurove.
Kryeministri Kurti tha se inflacioni ka rënduar jetën e të gjithëve pa dallim mirëpo gjendja është edhe më e rëndë në sektorin privat ku 80 për qind të punëtorëve janë të punësuar.
“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, tha kryeministri.
Ai po ashtu bëri të ditur se përkrahjen do ta zgjerojnë edhe për studentët me nga 100 euro në muajin nëntor.
“Në muajt në vijim do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballjen me inflacion, ku përmes masës së subvencionimit të atyre që kursejnë energji, do të përfitojnë të gjitha familjet, rreth 300 mijë, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, theksoi Kurti.
Rritje të çmimeve në Kosovë ka pasur në të gjitha produktet bazë, si buka, vaji dhe mielli.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në vend, në muajin korrik, ka arritur në 14.2 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit 2021.
Paga mesatare bruto në Kosovë është 484 euro.
3 Sht 2022
Qeveria e Kosovës me pako të re mbështetëse për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se inflacioni ka rënduar jetën e të gjithëve pa dallim mirëpo gjendja është edhe më e rëndë në sektorin privat ku 80 për qind të punëtorëve janë të punësuar.
AA
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.