Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për shkallëzimin e sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit për targat ilegale në Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë propozoi vendimin që bën shkallëzim të sanksioneve në rastin e zbatimit të këtij vendimi.
“Ne kemi zhvilluar diskutime të brendshme edhe me ministrinë e linjës edhe me organet e tjera të sigurisë, edhe kemi ardhur në përfundim që ta sjellim për propozim një vendim, i cili bën sekuensim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimi të këtij vendimi. Më konkiretisht, për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më datën 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga data 21 nëntor për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Dhe më pastaj nga data 21 janar do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë me 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Pra, me këtë rast nëpërmjet këtij sekuensimi dhe shkallëzimi ne tregojmë edhe një herë seriozitetin tonë që pa dyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë, por në të njëjtën kohë t'u japim shans të gjithë atyre të cilët janë të interesuar që të integrohen”, ka deklaruar Kurti.
28 Tet 2022
Qeveria e Kosovës modifikon vendimin për targat
Në mbledhjen e sotshme Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për shkallëzimin e sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit për targat ilegale në Kosovës.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.