Qeveria e Kosovës shtyn për dy muaj regjistrimin e popullsisë / Foto: AA Arkiv

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Kryeministri Albin Kurti tha para ministrave se ky proces, i planifikuar të niste më 1 shtator, do të nisë me dy muaj vonesë, për shkak të disa vonesave në përgatitje.

"Procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023, por dy muaj me vonesë, shkaku i pamundësisë së ASK-së që me vonesat e shkaktuara t'i planifikonte detajet e fundit. Regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga data 1 nëntor 2023", tha Kurti.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është zhvilluar në vitin 2011, por pa përfshirjen e komunave me shumicë serbe, të cilat e refuzuan procesin. Regjistrimi që duhej të mbahej në afatin e rregullt në vitin 2021, u prolongua për shkak të pandemisë së Covid-19.

TRT Balkan / agjencitë