Nga mëngjesi i sotëm në Kosovë kanë filluar kufizimet e energjisë elektrike. Sipas njoftimit të KEDS-it, nga sot Kosova do të furnizohet vetë nga prodhimi vendor i energjisë elektrike. Kompania për distribuim të energjisë elektrike në Kosovë, vendimin në fjalë e ka arsyetuar se ata (KEDS dhe KESCO) nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë.
Në komunikatën e KEDS-it thuhet se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar, do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, të cilët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.
“Deri te kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mos mbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi”, thuhet në komunikatë.
Mes tjerash nga KEDS-i, kanë bë rë të ditur se energjia elektrike e blerë deri sot ka shkaktuar humbje enorme si për ata, ashtu edhe për KESCO-n.
“Të dy kompanitë vitin e fundit e kanë mbyllur vitin me humbje të mëdha financiare, njëra 27.8 milionë euro, e tjetra 18.5 milionë euro, në një total që shkon në mbi 46 milionë euro humbje”, thuhet më tej në komunikatë.
KEDS thotë se gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh, por asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë te furnizuesi, gjë e cila e ka rënduar gjendjen edhe më tepër.
Ndryshe, në Kosovë edhe gjatë dimrit të kaluar u zbatuan masat e kufizimit të energjisë elektrike.
15 Gus 2022
Rikthehen kufizimet e energjisë elektrike në Kosovë
KEDS ka bërë të ditur se ka pranuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e ditës së hënë – datë 15 gusht.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore