Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka deklaruar se është i shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës.
“Të gjitha protestat duhet të jenë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur”, ka shkruar në Twitter kreu I EULEX-it.
Sipas tij, EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Disa shpërthime janë dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme, kur anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tentuan të futen në zyrat e KQZ-së në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.
Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se ekipi i saj deminues ka neutralizuar një granatë dore të pashpërthyer në objektin e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.