Sot në tregun e kafshëve në Prizren ka ndodhur një shpërthim ku kanë mbetur të plagosur nëntë persona.
Sipas policisë, dyshohet se të lënduarit kanë pësuar lëndime nga një shpërthim i një granate dore.
“Sot me datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, Policia ka pranuar informatë për një rast plagosjeje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para dyshohet se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granata dore.
Të gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre të dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia”, konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, për KosovaPress