Objekti i elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, të enjtën mbrëma ka qenë shënjestër e një sulmi me mjet shpërthyes. Sipas të dhënave të KosovaPress, përveç dëmeve materiale nuk lëndime në njerëz. Si pasojë e këtij shpërthimi një trafo është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.
"Dyshohet se mjeti shpërthyes është hedhur qëllimshëm nga një person ose më shumë persona dhe ka të bëjë me marrëveshjen për energjinë të arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit ditë më parë në Bruksel. Si rrjedhojë pjesa dërmuese e qytetit ka mbetur pa energji elektrike deri në orët e hershme të mëngjesit", thonë burime të KosovaPress.
Autoritet policorë pas ngjarjes kanë filluar hetimet.
24 Qer 2022
Sulm në veri të Kosovës, mjet shpërthyes mbi objektin "Elektrokosmet"
Dyshimet e parë për këtë incident ndërlidhen me marrrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.