Situata para objektit të Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është tensionuar, pasi KFOR-i kërkoi nga protestuesit të largohen, por të cilët refuzuan të bëjnë një gjë të tillë.
KFOR-i ka reaguar në përpjekje për shpërndarjen e turmës para objektit të komunës, duke përdorur edhe gaz lotsjellës, por protestuesit janë përgjigjur duke hedhur gjësende të forta ndaj forcave të KFOR-it.
Momentalisht para objektit të komunës është KFOR-i, por demonstruesit herë pas here sulmojnë forcat e KFOR-it nga rrugët anësore.
TRT Balkan / agjencitë