Myfitu Tërnava takoi komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Özkan Ulutaş      / Foto: AA

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralin Özkan Ulutaş.

Siç njofton BIK-u, kryemyftiu Tërnava e uroi gjeneralin Özkan Ulutaş për marrjen e detyrës në misionin e KFOR-it, duke i dëshiruar kështu punë të suksesshme dhe më pas Tërnava e njohu gjeneralin Ulutaş me historikun, veprimtarinë dhe punët e BIK-ut, me theks të veçantë në fushën e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike, duke shtuar se BIK-u mbetet i përkushtuar që të vazhdojë kontributin e saj në këtë drejtim, gjithnjë në koordinim me miqtë.

Myftiu Tërnava edhe me këtë rast shprehu falënderimet e tij për ndihmën dhe mbrojtjen që ka dhënë misioni i KFOR-it në Kosovë.

Nga ana e tij, gjenerali Özkan Ulutaş falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, e më pas shprehu urimet dhe përgëzimet e tij për rizgjedhjen e Myftiut në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë.

Gjenerali Ulutaş vlerësoi lart punën dhe angazhimin që ka institucioni i BIK-ut për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet të gjithë qytetarëve pa dallim.

Komandanti theksoi se misioni i KFOR-it është krijimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të jetojnë në paqe e harmoni dhe bashkëpunim ndërmjet KFOR-it, Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe bashkësive të tjera fetare në vend, do të vazhdojë edhe më tej në ndërtimin e paqes në Kosovë.

AA