Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunën e Mitrovicës veriore dhe atë të Leposaviqit. Kurse, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar komunën e Zveçanit dhe të Zubin Potokut.
”Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në komunën e Leposaviqit. Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunën Veriore të Mitrovicës”, ka shkruar deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja në Facebook.
Në zgjedhjet e katër komunave veriore kanë votuar 3,47 për qind të votave.
Kujtojmë se serbët kanë bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhje.
Ndryshe, ky është cikli i parë zgjedhor i cili zhvillohet në veri të Kosovës, ku partia më e madhe serbe Lista Serbe nuk merr pjesë.
Në fillim të muajt nëntor të vitit 2022 përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, duke filluar nga gjyqësori, policia dhe pushtetit lokal, dhanë dorëheqje si revoltë për vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.
23 Pri 2023
Vetëvendosje dhe PDK-ja ndajnë fitoren në veri të Kosovës
Mbyllen 19 qendrat e votimit të zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe, sipas KQZ-së, kanë votuar 1.567 qytetarë, nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shpërndahen 500 plisa falas në “Festivalin e Plisit”
Në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin e Prishtinës sot është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Plisit, i cili synon t’i lidhë të rinjtë me trashëgiminë e tyre kulturore - plisin.
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore