Zgjedhjet në katër komunat në Veri të Kosovës shtyhen për muajin prill të vitit 2023, kurse data e saktë sonte, më së largu nesër në mëngjes do t’u kumtohet qytetarëve, deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me përfaqësuesit e partive politike.
Osmani në një konferencë për media, ka përmendur pengesat e zyrtarëve të KQZ-së dhe sulmet ndaj policëve dhe mediave.
Ajo tha se ka kërkuar nga Policia dhe AKI raport për sigurinë para zgjedhjeve në Veri, të cilën e ka marrë ditë më parë. Një raport tha se e ka marrë edhe nga KQZ, ndërkohë, organizatat vendore dhe ndërkombëtare nuk kanë aplikuar për t’i vëzhguar.
“Duke u bazuar në këto raporte, propozimi i im ishte që të shtyhen zgjedhjet në këto katër komuna, diskutuam për datën dhe në fund erdhën në përfundim që të shtyhen për muajin prill, kurse data e saktë sonte, më së largu nesër në mëngjes do t’u kumtohet qytetarëve”, tha ajo.
Ndryshe, ditëve të kaluara situata në Veri të Kosovës përsëri është tensionuar si rezultat i tentimit të anëtarëve të KQZ-së për të pasur qasje në zyrat e komisioneve zgjedhore.
Barrikada në Rudarë
Magjistralja Mitrovicë-Leposaviq është bllokuar për qarkullim pasi sot përsëri janë vendosur barrikada. Serbet e veriut sipas KosovaPress-it, kanë vendosur dy kamionë me gurë në vendin Rudarë në Komunën e Zveçanit.
Përpos automjeteve me gurë në këtë barrikadë janë tubuar edhe dhjetëra qytetarë.
Ndërkohë, alarmi i sirenave është dëgjuar në Mitrovicën e Veriut.
10 Dhj 2022
Zgjedhjet në Veri të Kosovës shtyhen për muajin prill të vitit 2023
Pengesat ndaj zyrtarëve të KQZ-së, sulmet ndaj policisë dhe mediave janë ndër arsyet pse zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në Veri nuk do të mbahen me 18 dhe 25 dhjetor.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore