A mund të parashikojnë kafshët tërmetin? / Photo: AA

Miti i kahershëm se kafshët mund të parashikojnë tërmetet ende nuk është vërtetuar me arsyetim shkencor. Mirëpo, kjo ka kapur prej kohësh imagjinatën e shumë njerëzve, pasi rrëfimet lokale dhe raportet e dëshmitarëve okularë sugjerojnë se kafshët sillen në mënyrë të çuditshme orë ose ditë përpara se të godasë një tërmet.

Datuar që nga Greqia e lashtë, në vitin 373 para erës sonë, thuhej se minjtë, nuselalat, gjarpërinjtë dhe centipedat migronin nga shtëpitë e tyre disa ditë përpara se një tërmet i fortë të godiste gjithë rajonin.

Anekdota të ngjashme janë shfaqur edhe kohët e fundit. Disa thonë se edhe peshqit dhe zogjtë tregojnë sjellje të pazakontë përpara aktivitetit sizmik.

Këto histori kanë nxitur interesin e studiuesve, të cilët po përdorin teknologjinë më të fundit për të mbajtur një skedë për kafshë të ndryshme që thuhet se parashikojnë tërmetet para se të ndodhin.

Kërkimi shkencor

Martin Wikelski nga Instituti Max Planck i Sjelljes së Kafshëve në Gjermani ka udhëhequr një hetim të rëndësishëm për ndryshimin e modeleve të sjelljes midis një grupi kafshësh disa ditë përpara se një tërmet të godiste habitatet e tyre përkatëse.

Wikelski vendosi sensorë në gjashtë lopë, pesë dele dhe dy qen në Italinë veriore të prirur nga tërmeti. Ai i vëzhgoi ato për disa muaj përpara dhe gjatë një sërë tërmetesh të godisnin habitatin e tyre.

Wikelski dhe ekipi i tij i studiuesve mblodhën të dhëna që zbuluan një ndryshim në sjelljen e kafshëve të fermës 20 orë para një tërmeti. Kafshët treguan një kohë aktiviteti jashtëzakonisht të zgjatur – ato ishin 50 për qind më aktive brenda një harku kohor prej 45 minutash krahasuar me ditët e mëparshme. Me një sërë llogaritjesh, studiuesit parashikuan me të drejtë një tërmet me magnitudë mbi 4.0. Duke përdorur të njëjtën metodë, ata parashikuan shtatë nga tetë tërmete të forta.

Gjeologu amerikan Joseph L. Kirschvink e shpjegoi këtë fenomen në një revistë shkencore në vitin 2000, duke thënë se shumë kafshë mund ta ndiejnë valën P disa sekonda përpara se të godasë vala S. Valët P mund të udhëtojnë nëpër lëngje, trupa të ngurtë dhe gazra, ndërsa valët S udhëtojnë vetëm nëpër trupa të ngurtë. Një numër i vogël njerëzish mund të ndiejnë valën më të vogël P që udhëton më shpejt nga burimi i tërmetit dhe arrin përpara valës më të madhe S.

Studimi i Kirschvin ngre një pyetje thelbësore: A është e mundur që kafshët të zhvillojnë një tendencë gjenetike për të parashikuar tërmete dhe për të ruajtur këtë sjellje paraprake pavarësisht shkallëve të ndryshme të aktiviteteve sizmike? Instinkti natyror i të gjitha kafshëve është ose të mbrohen nga grabitqarët, ose të shpëtojnë nga rreziqet e afërta që ata nuk mund t’i pengojnë.

Përbërja gjenetike ekzistuese lejon një gamë të gjerë vertebroresh të tregojnë sjelljet e “paralajmërimit të hershëm” për lloje të tjera ngjarjesh dhe është e mundur që disa kafshë ta imitojnë atë sjellje dhe ta transformojnë atë në një përgjigje sizmike të arratisjes.

Kontradikta

Pavarësisht gjithë kësaj, komuniteti shkencor nuk ka ende një konsensus mbi kafshët që parashikojnë tërmete.

Whit Gibbons, profesor i zoologjisë dhe biolog i lartë në Laboratorin Ekologjik të Lumit Savannah të Universitetit të Gjeorgjisë, thotë për The Gadsden Times se të mbijetuarit duhet të vlerësojnë se mund të falënderojnë shkencëtarët për monitorimin e valëve sizmike në koren e tokës, “jo sjelljen e çuditshme të kafshëve”.

Asgjëmangut, një rishikim i 180 publikimeve që raportojnë 700 regjistrime të sjelljeve jonormale ose të pazakonta të kafshëve përpara 160 tërmeteve tregon për një korrelacion të rëndësishëm midis këtyre sjelljeve.

Megjithëse sizmologët dhe shkencëtarët nuk kanë gjetur ende një model koherent në përdorimin e sjelljes së kafshëve si një nga mjetet për të parashikuar tërmetet e mëdha, më shumë kërkime mbi këtë fenomen mund të çojnë në rezultatet e dëshirueshme.




TRT World