Nata e Kadrit në mesin e myslimanëve njihet edhe si Nata e Caktimit. Kjo ngjarje në historinë islame është prej ndodhive të shumta të cilët kanë ndodhur gjatë muajit Ramazan.
Ishte profeti Muhamed atij të cilit në shpellën Hira në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, në vitin 610 iu zbritën vargjet e para të Kuranit. “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)”, është përmbajtja e urdhrit të parë të cilin profeti Muhamed e pranoi.
Agjenda njëvjeçare
Interpretimet e ndryshme të Natës së Kadrit, si nata e vetme e cila përmendet në Kuran, i kanë dhënë epitetin kësaj nate edhe si “Nata e Jetës". Mbështetur në vargjet kuranore myslimanët bësojnë se kjo natë është më e vlefshme se 1.000 muaj.
Krahas agjërimit, myslimanët gjatë kësaj nate e cila mendohet të jetë në mbrëmjen e 27 të muajit Ramazan bëjnë përpjekje t’i shtojnë veprat vullnetare dhe kësisoj të përfitojnë mirësi të shumta.
Prej shekujsh myslimanët Natën e Kadrit e kanë shfrytëzuar edhe si një mundësi për t’u përgatitur për vitin e ardhshëm. Gjithmonë duke besuar se në këtë natë caktohet gjithçka për jetët e tyre.
Përtej përvojës së parë të Profetit Muhamed, Nata e Kadrit ka veçori të tjera domethënëse. Sipas Kuranit, Nata e Kadrit është natë kur përcaktohen fatet e njerëzve për vitin.
Është një natë me rëndësi të madhe në të cilën shpërblimi i përkushtimit ndaj Zotit është shumëfishuar dhe për këtë arsye inkurajohet fuqimisht përkushtimi i madh.
Nata e Kadrit ka një vlerë të pakrahasueshme me çdo periudhë tjetër në çdo vit të caktuar, sipas Kuranit.
“Vërtet, Ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit. E çfarë duhet të të bëjë të dish se çfarë është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Aty zbresin engjëjt dhe Shpirti me urdhër të Zotit të tyre - për çdo çështje. Është e gjitha paqe deri në agim”, thotë sureja el-Kadr (Kapitulli 97), e cila i kushtohet rëndësisë së natës.