Thatësira në Amazonë mund të prekë mijëra njerëz / Photo: AA

Për shkak të rrezikut të thatësirës që po përjetohet në pyjet e shiut të Amazonës në Brazil, njoftohet se nga kjo situatë mund të preken 500 mijë njerëz.

Në një deklaratë nga autoritetet, thuhet se për shkak të temperaturave mesatare mbi normat sezonale ka pasur ulje historike në nivelet e lumenjve dhe se 500 mijë njerëz mund të përjetojnë probleme për qasje në ushqimet bazë deri në fund të vitit.

Thatësira është bërë problem serioz kryesisht për njerëzit që e sigurojnë jetesën nga peshkimi, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se dy javë më parë u shpall situatë e emergjencës mjedisore.

Në kuadër të situatës së emergjencës, institucioni shtetëror i mbrojtjes civile do të ofrojë ndihmë me ujë dhe për higjienën.

Pyjet e shiut të cilat përballen me thatësirën me burim nga moti El Nino thuhet se po përjetojnë mungesë serioze të reshjeve.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në çdo rast bën deklarata lidhur me thatësirën në Amazonë, ndryshimin e klimës dhe problemet mjedisore, njoftoi se do të sigurojë rreth 20 milionë dollarë për rajonin.

TRT Balkan / agjencitë