Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë.
Ditën e djeshme, Qendra Kombëtare për Meteorologji lëshoi alarme paralajmëruese me nivele të ndryshme në gjithë mbretërinë, duke përfshirë alarmin e lartë të kuq në qytetet e shenjta Mekë dhe Medine në Arabinë Perëndimore, si dhe në zonat e rajonit lindor.
Kryeqyteti Riad në Arabinë Saudite qendrore dhe provincat jugperëndimore Aseer dhe Jazan gjithashtu u alarmuan nga një nivel më i ulët portokalli i ashpërsisë, por gjithsesi njerëzve iu kërkua të qëndrojnë vigjilentë mes reshjeve të parashikuara.
Autoritetet e shpëtimit të mbretërisë, duke përfshirë Autoritetin e Gjysmëhënës së Kuqe, rritën gatishmërinë e tyre në përgjigje të paralajmërimeve të shirave të dendur.
Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit, Gjysmëhëna e Kuqe konfirmoi gatishmërinë e plotë operacionale për ekipet e saj të shpëtimit për të siguruar shërbim të pandërprerë të ambulancës dhe ndërhyrje të shpejta.
Autoritetet saudite gjithashtu paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë, veçanërisht në zonat që u paralajmëruan nga alarmet e nivelit të lartë.
Shërbimi i Mbrojtjes Civile u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg luginave, zonave fushore dhe zonave ku mund të grumbullohen ujërat e reshjeve.
Videot në llogaritë e mediave sociale dokumentuan shtrirjen e përmbytjeve me rritjen e nivelit të ujit, përmbytjet e makinave në rrugë, si dhe me ndërtesat në ujë për shkak të reshjeve të mëdha dhe stuhive.