Të paktën 104 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 160 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë e enklavës.
"Okupatori izraelit kreu 10 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 104 dëshmorë dhe 160 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit", tha Ministria në një deklaratë.
"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata", thuhet në deklaratë.
Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 29.514 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 69.616 janë plagosur që nga 7 tetori.
Sipas OKB-së, ofensiva izraelite ka zhvendosur brenda territorit 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 70 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar. Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Megjithatë, sulmet kanë vazhduar pandërprerë dhe dërgesat e ndihmave mbeten të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.