Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjNP), Karim Khan, paralajmëroi se pengesa me qëllim e dërgimit të ndihmave për civilët në Gaza mund të vlerësohet si krim lufte.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në platformën X, Khan theksoi se duhet të lejohet menjëherë hyrja e ndihmës me përmasa të gjera në Gaza, duke iu referuar një letre që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i dërgoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) që rikujton nenin 99 i cili përfshin përdorimin për herë të parë të kompetencës së jashtëzakonshme për të parandaluar një fatkeqësi humanitare në Gaza dhe për të ruajtur paqen botërore.
"Do të doja të ritheksoj me shprehjet më të qarta të mundshme se bllokimi i qëllimshëm i furnizimeve me ndihma për civilët (në Gaza) mund të përbëjë krim lufte sipas statutit të Romës të GjNP-së", shkruan kryeprokurpri Karim Khan.
Guterres në letrën e dërguar KS-OKB-së deklaroi se civilët në Gaza janë në rrezik të madh për shkak të sulmeve izraelite, se nuk ka vend të sigurt për të mbrojtur civilët dhe se sistemi shëndetësor ka rënë.