Izraeli arreston 35 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar / Foto: AA

Në bastisjen e kryer nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, janë arrestuar 35 palestinezë.

Në deklaratën e përbashkët të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se forcat izraelite kryen bastisje natën në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu, thuhet se ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 35 palestinezë gjatë bastisjeve në qytetin e Kudsit Lindor, Ramallah, Tulkarm, Nablus dhe Jericho, dhe në mesin e të arrestuarve ishte një person që u plagos nga ushtarët izraelitë në Kuds.

Numri i palestinezëve të ndaluar nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 6.985.

Që nga 7 tetori, kur ushtria izraelite filloi sulmin e saj në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Ndërkohë, 389 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023.

AA