Mbi 18.608 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza / Photo: AA

Të paktën 18.608 palestinezë janë vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se 50.594 palestinezë të tjerë janë plagosur po ashtu nga sulmet.

"Një numër i madh viktimash mbeten nën rrënoja dhe nëpër rrugë", tha Al-Qudra gjatë një konference për media.

Izraeli ka marrë ofensivë tokësore në hakmarrje ndaj sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas dy muaj më parë dhe po e bombardon Rripin e Gazës të bllokuar nga ajri dhe toka.

AA