Televizioni shtetëror izraelit KAN njoftoi se ushtria izraelite ka përfunduar përgatitjet për një operacion tokësor në Rripin e Gazës.
Është thënë se prej tri ditësh nuk ka pasur përleshje mes ushtrisë izraelite dhe grupeve palestineze në zonën kufitare të Gazës.
U njoftua se të gjitha veprimet, përfshirë lëvizjen dhe pozicionin e forcave, treguan se ushtria izraelite ka përfunduar përgatitjet për të hyrë në Rripin e Gazës dhe se operacioni tokësor që do të kryhet në Gaza është faza e dytë e luftës "pas pastrimit të vendbanimeve hebraike nga palestinezët e armatosur”.
Gaza tashmë po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.
Luftimet filluan kur Hamasi nisi sulme të shumta të befasishme më 7 tetor që përfshinin sulme me raketa dhe inkursione në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se bastisja ishte në hakmarrje për bastisjet e mëparshme në xhaminë Al-Aksa dhe një rritje të dhunës nga kolonët izraelitë.
Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite nisi një operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite që nga 7 tetori në Rripin e Gazës është rritur në 3.478, me më shumë se 12.000 të plagosur.