Rritet në 4.385 numri i të vrarëve nga Izraeli në Gaza, 1.756 janë fëmijë

Rritet në 4.385 numri i të vrarëve nga Izraeli në Gaza, 1.756 janë fëmijë

Gaza është bombarduar vazhdimisht nga Izraeli që nga 7 tetori.
Bombardimet izraelite në Gaza: Rritet në 2.329 numri i viktimave / Foto: AA

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës nga sulmet e vazhdueshme izraelite është rritur në 4.385, tha Ministria së Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Sipas ministrisë, 1.756 fëmijë gjenden në mesin e të vrarëve në sulmet izraelite.

Konflikti në Gaza, nën bombardimet dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” – një sulm i befasishëm i shumanshëm me lëshime raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës, duke i vënë 2,3 milionë banorët e territorit nën një rrethim total dhe një bllokadë nga ushqimi, karburanti dhe furnizimet mjekësore.

Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 1.400 njerëz në Izrael janë vrarë në konflikt.

Më herët gjatë ditës së sotme, një kolonë humanitare prej 20 kamionësh filloi të hyjë në Rripin e Gazës nga ana egjiptiane e vendkalimit Rafah, e para që kur shpërtheu konflikti i armatosur midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

AA