Sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rafah vranë 25 palestinezë / Photo: AA

Të paktën 25 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës.

Sulmet izraelite në Gaza tashmë kanë hyrë në ditën e 74.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa tha të martën se një seri sulmesh ajrore izraelite shënjestroi tre shtëpitë e familjeve Zorob, Attiya dhe Abdel-Al duke lënë të vdekur 25 civilë palestinezë, duke përfshirë një numër fëmijësh dhe grash.

Wafa raportoi se gazetari Adel Zorob ishte në mesin e njerëzve të vrarë në qytetin Rafah.

Një tjetër sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, la gjithashtu pesë të vrarë, duke përfshirë katër vëllezër nga familja Abu Ghazal.

“Një numër i pakufizuar qytetarësh u vranë dhe u plagosën gjithashtu në një seri bastisjesh të dhunshme në lindje dhe në veri të Khan Yunis dhe në Deir al-Balah”, sipas agjencisë së lajmeve.

Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi kanë vrarë të paktën 19.453 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa më shumë se 130 pengje mbeten në robëri.

TRT Balkan / agjencitë