Türkiye dënon ashpër sulmet izraelite në Gaza / Foto: AA

Autoritetet e Republikës së Türkiyes dënuan ashpër sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, të cilat rezultuan me vdekjen e disa palestinezëve, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Veprime të tilla të neveritshme nuk janë të pranueshme. Ne presim që këto sulme të ndalen menjëherë, pa humbje të mëtejshme jetësh dhe pa shkaktuar një spirale të re konflikti në rajon”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministria e Jashtme dërgoi gjithashtu një mesazh ngushëllimi për vuajtjet e palestinezëve në Gaza.

Të paktën 12 persona palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe 20 u plagosën në sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite në Gaza herët në mëngjes.

AA