Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka bërë apel për ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Türkiye.
Messi u bëri thirrje ndjekësve të tij në Instagram t’i ndihmojnë UNICEF-it, i cili synon t’u ndihmojë fëmijëve të prekur nga tërmeti.
“Këto janë ditë shumë të trishtuara për mijëra fëmijë dhe familjet e tyre që janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Türkiye dhe Siri”, ka shkruar futbollisti 35-vjeçar.
“Zemra ime është me ta. UNICEF-i ka punuar në këtë zonë që nga fillimi për t’i mbrojtur fëmijët. Ndihma juaj vlerësohet shumë!”
Messi më parë ia dhuroi fanellën e firmosur nga Paris Saint-Germain për fushatën e futbollistit turk Merich Demiral, i cili po organizon një ankand të fanellave të firmosura të lojtarëve të famshëm për të mbledhur fonde për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Numri i viktimave nga tërmeti në Türkiyen jugore rritet në 31.643 deri tani, thotë Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Emergjencave, AFAD.
Të hënën e kaluar, tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në qarkun Kahramanmaraş prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provincat: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.