Organizata ombrellë e futbollit botëror mund të bllokojë pjesëmarrjen e Tunizisë në Kupën e Botës 2022 vetëm disa javë përpara fillimit të kompetecionit. Kjo pasi FIFA ka paralajmëruar së fundmi Federatën Tuniziane të Futbollit (FTF) lidhur me dyshimet për ndërhyrje të qeverisë brenda Federatës.
Doha News raportoi se FIFA dërgoi një letër duke paralajmëruar Federatën Tuniziane të Futbollit pasi Tunizia mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Katar 2022 nëse zbulohet çfarëdo ndërhyrje e qeverisë tuniziane brenda federatës.
Në letër, FIFA i kërkoi Tunizisë të sqaronte deklaratën e ministrit të Rinisë dhe të Sporteve, Kamel Deguiche, i cili kërcënoi se do të shpërndajë disa zyra federale, gjë që shkaktoi reagimin e FIFA-s.
Sipas rregullave të FIFA-s, nuk duhet të ketë asnjë përfshirje qeveritare dhe gjyqësore në federatat e të gjitha shteteve anëtare në mënyrë që ato të mund të kryejnë aktivitetet e futbollit të pavarura.
"Çdo mosrespektim i këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e gjobave sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e federatës përkatëse", thuhet në letrën e FIFA-s.
Në shkurt, FIFA pezulloi të gjitha aktivitetet e futbollit ndërkombëtar të Zimbabvesë dhe Kenias për ndërhyrjet e qeverive përkatëse në futboll.
Të njohur si "Shqiponjat e Kartagjenës", Tunizia do të luajë Kupën e saj të gjashtë të Botës, ndërsa vendi i Afrikës së Veriut do të përballet me kampionët aktualë të botës, Francën, si dhe Australinë dhe Danimarkën në Grupin D.
"Katari 2022", që për herë të parë do të mbahet gjatë dimrit, do të fillojë më 20 nëntor.
Tunizia më parë ka luajtur në Kupën e Botës 1978, 1998, 2002, 2006 dhe 2018, por "Shqiponjat e Kartagjenës" nuk arritën asnjëherë të kalonin fazën e grupeve.
Në hapjen e Grupit D, Tunizia do të luajë kundër gjysmëfinalisteve të EURO 2020, Danimarkës më 22 nëntor.
31 Tet 2022
Disa javë para fillimit Tunizia rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar, Tunizia rrezikon ndëshkimin e rreptë nga FIFA për shkak të dyshimeve për përfshirjen e Qeverisë në punën e Federatës Tuniziane të Futbollit, që është kundër rregullave të FIFA-s.
AA
Lajme të ngjashme
Presidenti i UEFA-s: Futbolli në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta
Presidenti i UEFA-s Ceferin tha se “nëse ndaleni një moment dhe analizoni vitin 2023, keni çdo arsye për t’u ndier krenarë për veten tuaj. Futbolli në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta me disa arritje të jashtëzakonshme që flasin shumë.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.