Çiftet në 1/8 e finales së LK-së: Napoli vs Barcelona, ​​Inter vs Atletico / Photo: UEFA

Shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve rezultoi me disa ndeshje interesante, në mesin e të cilave edhe Napoli dhe Barcelona, ​​si dhe Interi dhe Atletico Madridi.

Në selinë e Organizatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon është hedhur shorti i UEFA-s për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Në raundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve po ashtu do të ndeshen: Porto - Arsenal, Napoli - Barcelona, ​​PSG - Real Sociedad, Inter - Atletico Madrid, PSV - Borussia Dortmund, Lazio - Bayern, Kopenhagen - Manchester City dhe Leipzig - Real Madrid.

Ndeshjet e para janë planifikuar për 13 e 14 shkurt dhe 20 e 21 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 e 6 dhe 12 e 13 mars të vitit 2024.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Wembley të Londrës më 1 qershor.


TRT Balkan / agjencitë