Më 24 prill, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) mori katër oferta për të pritur Kupën e Botës për femra në vitin 2027.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Meksika, si dhe Belgjika, Holanda dhe Gjermania, dërguan ofertën e tyre të përbashkët për të pritur turneun. Brazili dhe Afrika e Jugut dërguan oferta individuale”, tha FIFA, organi drejtues i futbollit botëror.
Anëtarët e interesuar duhet të dorëzojnë ofertat e tyre të plota deri më 19 maj dhe Kongresi i FIFA-s do të zgjedhë nikoqirin nëpërmjet një votimi publik më 17 maj 2024.
Kupa e Botës për femra 2023 do të organizohet nga Australia dhe Zelanda e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht.
ShBA-ja, Meksika dhe Kanadaja janë bashkëpritës të Kupës së Botës për meshkuj të planifikuar për verën e vitit 2026.