Federata Botërore e Futbollit (FIFA) sot ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Në këtë renditje Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita.
E gjithë kjo duke iu referuar rezultateve të fundit të “Kuqezinjëve” në muajin shtator, të cilët barazuan me Çekinë, derisa në ‘Air Albania’ mposhtën Poloninë. Shqipëria nga pozita e 65-të tashmë ngrihet në vendin e 62-të.
Nga ana tjetër Kosova pas ndeshjeve të shtatorit, bie për dy pozita.
‘Dardanët’ në muajin shtator barazuan me Zvicrën (2-2), ndërsa humbën nga Rumania (2-0). Nga pozita 109 që renditej në korrik, Kosova tani zë vendin e 111-të.
Kroacia e para në rajon
Maqedonia e Veriut po ashtu ka shënuar një ngritje me dy pozita e cila nga vendi i 68 tani radhitet e 66-ta, edhe atë falë barazimit me Italinë dhe fitores ndaj Maltës.
Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit Kroacia në renditjen e re të FIFA-s radhitet në vendin e 6-të, Serbia në vendin e 28-të, Bosnjë e Hercegovina në vendin e 62 dhe Mali i zi e 68-ta.
Lista kryesohet nga përzgjedhja e Argjentinës, përpara Francës, Brazilit, Anglisë, Belgjikës, Kroacisë, Holandës, Portugalisë, Italisë dhe Spanjës së renditur në vendin e dhjetë.
Sa i përket kombëtares së Türkiyes, ajo ra një vend më poshtë, nga e 41-ta, tani radhitet e 42-ta në botë.