Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka ndryshuar zyrtarisht datën e fillimit të Kupës së Botës për të lejuar Katarin të hap turneun si nikoqir.
Kupa e Botës në Katar ishte planifikuar të zhvillohej nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.
Kampionati do të hapej nga Senegali dhe Holanda më 21 nëntor dhe më vonë atë ditë Katari dhe Ekuadori do të luanin në të njëjtin grup.
Megjithatë, Katari si mikpritës donte të hapte kompeticionin, kështu që FIFA mori vendimin për të nisur turneun një ditë më parë më 20 nëntor.
Katari do të bëjë debutimin e tij në Kupën e Botës kundër Ekuadorit në orën 19:00 me orën lokale, pas ceremonisë së hapjes në stadiumin Al Bayt me kapacitet 60 mijë njerëz.
Vendimi u mor 101 ditë para fillimit të kampionatit dhe u nënshkrua nga komiteti i FIFA-s i përbërë nga presidenti Gianni Infantino dhe presidentët e të gjashtë konferencave (UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, CAF, AFC dhe OFC).
12 Gus 2022
FIFA ndryshoi fillimin e Kupës së Botës në Katar
Katari, si mikpritës, donte të hapte kompeticionin, ndaj FIFA mori vendimin për të nisur turneun një ditë më parë më 20 nëntor
AA
Lajme të ngjashme
Shkollat i bashkëngjiten festës së futbollit, Botërori shikohet në klasa
Rreth 5 miliardë njerëz po ndjekin Kupën e Botës në Katar, ndërsa mes tyre edhe miliona fëmijë nga e gjithë bota do të ndjekin ndeshjet nga klasa. Shumë shtete po lejojnë që mësimi të zëvendësohet me ndjekjen e ndeshjeve të futbollit.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore