Futbollisti algjerian Atal dënohet në Francë për postim në lidhje me Gazën / Photo: AP

Futbollisti algjerian Youcef Atal u dënua në Francë me tetë muaj burgim me kusht për një postim në rrjetet sociale në mbështetje të popullit të Rripit të Gazës, njoftoi gazeta franceze "Nice-Matin". Mbrojtësi i djathtë i Nicës franceze Atal (27) u dënua me tetë muaj burg me kusht dhe 45 mijë euro gjobë në Gjykatën Penale për "shkaktim të urrejtjes për arsye fetare".

Fituesi i Kupës së Kombeve Afrikane 2019 ndau një video në Instagram në tetor, në të cilën një predikues palestinez i lutej Zotit për "ditë të zeza për hebrenjtë" për shkak të luftës së Izraelit në Gaza.

Prokurori në Nice ka hapur një hetim më 16 tetor për këtë rast.

Atal më pas kërkoi falje, por klubi i tij francez i Ligue 1 e pezulloi atë për postimin e mediave sociale dhe liga franceze gjithashtu e ndaloi atë për shtatë ndeshje.

Në vitin 2018, Atal erdhi në Nice nga Kortrijk belg dhe shënoi 12 gola në 115 paraqitje për klubin aktual.

Ai bëri 29 paraqitje për kombëtaren e Algjerisë.

TRT Balkan / agjencitë