Evropianët dhe bota perëndimore duhet të kërkojnë falje për të kaluarën e tyre përpara se t'i japë leksione Katarit për të drejtat e njeriut. Kështu deklaroi presidenti i qeverisë botërore të futbollit FIFA, duke iu referuar kritikave perëndimore ndaj Katarit, ku fillon nesër Kupa e Botës në futboll.
"Po dëgjojmë shumë leksione nga disa evropianë, nga bota perëndimore. Unë jam evropian. Mendoj se për atë që kemi bërë ne evropianët në 3000 vitet e fundit nëpër botë, ne duhet të kërkojmë falje në 3000 vitet e ardhshme, para se të japim leksione morale", deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Numri një i FIFA-s tha se sot e kësaj dite kompanitë perëndimore përfitojnë miliarda nga Katari duke shkelur të drejtat e njeriut, për të maksimizuar fitimin.
"Sa prej këtyre kompanive të biznesit evropiane ose perëndimore, që kanë fituar miliona e miliona nga Katari ose vendet e tjera në rajon, miliarda çdo vit, sa prej tyre kanë adresuar të drejtat e punës së migrantëve me autoritetet? Unë e kam edhe përgjigjen: asnjë prej tyre! Sepse çdo ndryshim i legjislacionit do të thotë më pak fitim. Në vend 1 miliard, ndoshta fiton vetëm 900 milionë", tha Infantino.
Që nga zyrtarizimi i vendimit të FIFA-s që edicioni i Botërorit për vitin 2022 të mbahet në Katar, ky vend ka qenë cak i një fushate të ashpër nga perëndimi, sipas autoriteteve të Katarit.
19 Nën 2022
Infantino: Evropianët të kërkojnë 3000 vjet falje para se të japin leksione
Presidenti i FIFA-s tha se evropianët dhe bota perëndimore nuk mund të mbajnë leksione morale duke e ditur të kaluarën, ndërsa akuzoi se edhe sot kompanitë perëndimore përfitojnë miliarda duke shkelur të drejtat e njeriut.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shkollat i bashkëngjiten festës së futbollit, Botërori shikohet në klasa
Rreth 5 miliardë njerëz po ndjekin Kupën e Botës në Katar, ndërsa mes tyre edhe miliona fëmijë nga e gjithë bota do të ndjekin ndeshjet nga klasa. Shumë shtete po lejojnë që mësimi të zëvendësohet me ndjekjen e ndeshjeve të futbollit.
Artikujt në këtë kategori
Kupa e Botës 2026, Shqipëria në vazon 3 për shortin e kualifikueseve
Në të njëjtën vazo me Shqipërinë janë përfaqësueset e Skocisë, Sllovenisë, Irlandës, Maqedonisë së Veriut, Gjeorgjisë, Finlandës, Islandës, Irlandës së Veriut, Izraelit, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore