Kupa e Botës 2022 e njollosur nga komente raciste.     Foto: AA

Pavarësisht parimit të tolerancës zero kundër të gjitha formave të diskriminimit në Kupën e Botës FIFA 2022 të mbajtur në Katar, shumë gjuhë urrejtjeje u përdorën si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe në mediet sociale.

Sipas një raporti nga Qendra Kundër Urrejtjes Digjitale (CCDH) me seli në ShBA, të publikuar më 21 nëntor, postimet filluan të shfaqen në mediet sociale që synonin lojtarët me ngjyrë para fillimit të Kupës së Botës 2022, dhe platformat e medieve sociale nuk bënë asgjë për të kufizuar ose për të parandaluar abuzimin.

Raporti tha se nuk u ndërmor asnjë veprim mbi 99 nga 100 postimet raciste që synonin 43 futbollistë, përfshirë Raheem Sterling dhe Bukayo Saka, të ekipit futbollistik të kombëtares së Anglisë. Vetëm një postim u fshi sepse u përsërit 16 herë.

Shprehja “Negro” (e zezë) është përdorur për të përshkruar futbollistët në 11 prej postimeve dhe një emoji majmuni ose bananeje është përdorur për lojtarët në 25 prej tyre, thuhet në raport, ndërsa 13 prej lojtarëve iu kërkua të dëboheshin 25 prej tyre u tha të “shkonin në vende të tjera” dhe në 13 shënime në Twitter lojtarët u shënjestuan në bazë të aftësive të tyre gjuhësore.

Themeluesi dhe drejtori i CCDH-së, Imran Ahmed, tha në një deklaratë më 11 dhjetor se lojtarët me ngjyrë që marrin pjesë në organizatë ishin gjithashtu në shënjestër të abuzimeve raciste në Instagram dhe se këto postime nuk u fshinë nga platforma.

Lojtarët francezë me origjinë afrikane të ekspozuar ndaj komenteve raciste në mediat sociale

Lojtarët e kombëtares së Francës, e cila përfundoi si nënkampione në turne pasi humbi nga Argjentina me penallti në finale, ishin gjithashtu objektiv i komenteve raciste.

Përveç Kylian Mbappe, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i turneut, shprehje që përmbajnë gjuhë urrejtjeje u përdorën ndaj lojtarëve francezë me origjinë afrikane si Kingsley Coman, Aurelien Tchouameni dhe Randal Kolo Muani.

Në një deklaratë, ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera shprehu “mbështetje të plotë” për Kingsley Coman dhe të gjithë lojtarët që janë viktima të komenteve raciste në mediet sociale, të cilat nuk kanë vend në futboll ose askund tjetër.

Ministrja për Barazinë Gjinore, Diversitetin dhe Mundësitë e Barabarta, Isabelle Rome, tha se racizmi ndaj të cilit janë të ekspozuar futbollistët kombëtarë është “i papranueshëm”.

Komentet raciste të bëra për veshjen e emirit të Katarit me Messin me veshje tradicionale

Shprehjet raciste u përdorën në mediet sociale pasi Emiri i Katarit Tamim bin Hamad al-Thani e veshi Lionel Messin me “bishtën” tradicionale të përdorur nga burrat në vendet e Gjirit në raste të veçanta në ceremoninë e trofeut të Argjentinës. Përdoruesit arabë të medieve sociale theksuan se Sheikh Tamim e bëri dhuratën për të nderuar dhe treguar respekt për sportistin.

Darren Watkins, një YouTuber, transmetues dhe personalitet i njohur amerikan në internet i njohur më mirë me pseudonimin e tij në internet “iShowSpeed”, pyeti “Pse po vesh fanellën e Argjentinës?” për një tifoz aziatik që kaloi. Pas kësaj, ai bërtiti “Koniçiva!” që do të thotë “Përshëndetje” në japonishte, për simpatizuesin, i cili tha se nuk ishte japonez, por kinez, duke shkaktuar polemika në rrjetet sociale.

Kritikat përfshinin “Ndaloni të përhapni makro-nacionalizëm dhe racizëm kundër aziatikëve dhe përdorni platformën për gjëra pozitive” dhe “Ju i zhgënjeni aziatikët. Të gjithë bëjnë gabime. Tani rrituni dhe bëni gjëra më të mira”.

Watkins hoqi videon nga llogaria e tij dhe kërkoi falje.

Grupi racist synon tifozët marokenë të futbollit

Tifozët marokenë u përballën me sulme verbale dhe fizike nga disa grupe të ekstremit të djathtë në qytetin francez të Montpellier, pas rezultateve të Kupës së Botës të Marokut.

Një adoleshent 14-vjeçar maroken ka mbetur i vrarë pasi drejtuesi i një makine e ka përplasur.

Sipas dëshmitarëve okularë, në automjet ndodheshin dy persona dhe autorët talleshin me tifozët marokenë dhe bënin xhiron e shumë herë në rrugën e Barcelonës.

Në Itali, një grup personash të veshur me të zeza dhe me maska sulmuan tifozët që po festonin në qytetin e Veronës me shkopinj dhe zinxhirë pas një ndeshjeje në Marok më 6 dhjetor. Gjithsej 13 persona që ishin anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë u arrestuan.

Ministri i Transportit i ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, kritikoi tifozët marokenë që festonin fitoren e kombëtares së tyre në penallti ndaj Spanjës. “Maroku eliminon Spanjën, kështu që ata ‘festojnë’ në Milano… Shpresoj që përgjegjësit të identifikohen dhe t’i paguajnë të gjitha dëmet”, shkroi Salvini në Twitter.

Propagandë raciste në dhomat e zhveshjes të Kroacisë

Kombëtarja kroate këndoi këngët e grupit Thompson, të cilët njihen për simpatitë e tyre neonaziste, në dhomën e zhveshjes përpara ndeshjes së tyre kundër Argjentinës më 13 dhjetor.

FIFA gjobiti gjithashtu Federatën Kroate të Futbollit me 53.000 dollarë në lidhje me sjelljen e tifozëve kroatë. Portieri kanadez me origjinë serbe, Millan Borjan, u përball me tallje raciste gjatë një ndeshjeje kundër Kroacisë më 27 nëntor.

Menaxheri i ekipit kombëtar të Iranit, Carlos Queiroz, iu shmang një pyetjeje nga një gazetar në lidhje me protestat e vazhdueshme në vend, duke thënë se ai donte të fliste vetëm për lojën.

Në një konferencë shtypi të enjten përpara ndeshjes së Iranit kundër Uellsit, Queiroz i tha një gazetari të BBC: “Pse nuk i bëni pyetje të tilla (trajnerit të Anglisë, Gareth) Southgatet?”

“Kjo është pyetja e vetme që bëj. Pse nuk pyet trajnerët e tjerë? Pse nuk pyet Southgaten: “Çfarë mendoni për Anglinë dhe Shtetet e Bashkuara që lanë Afganistanin dhe të gjitha gratë vetëm”?” ai shtoi.

FIFA gjobiti Federatën Serbe të Futbollit me 21.300 dollarë pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë të vendit të tyre ishte varur në dhomën e zhveshjes.

Katari gjithashtu u përball me abuzime raciste pasi fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës FIFA. Mediet perëndimore, të cilat thanë se Katari nuk duhet të jetë nikoqir i Kupës së Botës për shkak të shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut, e shënjestuan vendin me gjuhë urrejtjeje.

AA