Lionel Messi, më i miri i 2023-shit sipas FIFA-s / Foto: Reuters

Futbollisti argjentinas dhe lojtari i klubit Inter Miami, Lionel Messi, është fitues i çmimit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2023.

Në përzgjedhjen për futbollistin më të mirë në botë për vitin e kaluar, përveç Messit, ishin edhe Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili vitin e kaluar me klubin anglez fitoi Premier ligën, kupën e Anglisë dhe Ligën e Kampionëve të UEFA-s, u shpall trajneri më i mirë.

Lojtarja e përfaqësueses spanjolle Aitana Bonmati (Barcelona) u shpall futbollistja më e mirë. Bonmati udhëhoqi ekipin kombëtar spanjoll me të cilën fituan Kupën e Botës për Femra 2023.

Portieri më i mirë në përzgjedhjen e FIFA-s u zgjodh braziliani Ederson (Manchester City), ndërsa anglezja Mary Earps (Manchester United) u zgjodh portierja më e mirë në kategorinë për femra.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë të FIFA Football Awards u mbajt mbrëmë në Londër.

Çmimi i lartpërmendur ndahet nga FIFA në bazë të opinionit të përzgjedhësve dhe kapitenëve të kombëtareve, gazetarëve dhe tifozëve nga e gjithë bota.

AA