Referja e parë palestineze në Kupën e Botës për femra.     Foto: TRT World  / Photo: Twitter / @prclondon

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka zgjedhur për herë të parë një grua palestineze për të gjykuar ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës për femra.

Agjencia Palestineze e Lajmeve dhe Informacionit (WAFA) ka njoftuar se Heba Saadia do të arbitrojë Kupën e Botës FIFA për femra në Australi dhe Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023.

Botërori i nëntë me radhë për femra, i organizuar nga Australia dhe Zelanda e Re, është i pari në të cilin marrin pjesë të dyja vendet në organizim dhe i pari në të cilin do të marrin pjesë 32 kombëtare.

TRT Balkan / agjencitë