Shitja e biletave të Kupës së Botës në Katar ka arritur në 2,45 milionë, njoftoi sot FIFA, ndërsa më shumë se 500 mijë vende kanë mbetur të lira tre muaj para fillimit të kompetecionit më të madh të futbollit.
FIFA bëri të ditur se 520 mijë bileta u blenë në fazën e shitjeve "kush paraqitet i pari-shërbehet i pari" që u mbyll këtë javë. Ndeshjet e Brazilit kundër Serbisë dhe Kamerunit ishin ndër më të kërkuarat.
Ndër 10 vendet e para që renditen sipas shitjeve të biletave për banorë janë Katari dhe vendet fqinje, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në listën e publikuar nga FIFA janë gjithashtu SHBA, Anglia, Meksika, Franca, Argjentina, Brazili dhe Gjermania.
Biletat më të lira për tifozët jashtë Katarit kushtojnë rreth 69 dollarë. Tifozëve u nevojitet blerje e konfirmuar e biletës për të rezervuar vende për të qëndruar në Katar përmes një faqeje zyrtare të turneut.
Turneu me 64 ndeshje në tetë stadiume fillon më 20 nëntor dhe ka një kapacitet total prej rreth 3 milionë biletash.
Rreth 2 milion bileta u vendosën në shitje të përgjithshme dhe 1 milion u ndanë për palët e interesuara të FIFA-s si federatat anëtare, sponsorët dhe transmetuesit, si dhe programet e mikpritjes.
FIFA më parë deklaroi se mori 3 milionë kërkesa për bileta për finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor, Ditën Kombëtare të Katarit, në stadiumin e ri Lusail prej 80 mijë vendesh.
Aktualisht shitjet e biletave janë ndërprerë, ndërsa FIFA premton një azhurnim në fund të shtatorit në lidhje me raundin e fundit të shitjes që vijon gjatë turneut.
Më shumë vende zakonisht bëhen të disponueshme pasi palët e interesuara kthejnë një pjesë të biletave të ndara për ta, si dhe gjatë Kupës së Botës nga tifozët e skuadrave që eliminohen.
18 Gus 2022
Shiten 2.4 milionë bileta për Botërorin në Katar
Tre muaj para fillimit të kompetencionit më të madh të futbollit në botë, sipas FIFA-s, të lira kanë mbetur 500 mijë vende në stadiumet e Katarit
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pensionohet “mbreti i asisteve”, gjurmët e Özil në futbollin evropian
Futbollisti me origjinë turke regjistroi 222 asiste në karrierën e tij, e cila arriti kulmin në Real Madrid dhe Arsenal. Përveç për performancën në fushë, Özil u përfol edhe për mbështetjen ndaj myslimanëve Ujgurë, për çka barti pasoja.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.