Marrëveshjet e larta të ligës për të drejtat e medias dhe mundësitë në rritje jashtë fushës kanë rritur tashmë pagat e atletëve vitet e fundit, por paratë e Lindjes së Mesme të derdhura për sportistët spikasin më shumë.
Në total, dhjetë atletët më të paguar në botë grumbulluan rreth 1,11 miliardë dollarë para taksave dhe tarifave të agjentëve gjatë 12 muajve të fundit, 12 për qind më shumë nga 990 milionë dollarët e vitit të kaluar dhe 5 për qind nga rekordi prej 1,06 miliardë dollarësh i vendosur në vitin 2018.
Shuma totale e vitit 2018 u anua nga një ndryshim i jashtëzakonshëm në boksierin Floyd Mayweather Jr., i cili arriti në 285 milionë dollarë atë vit, duke bërë dallim të madh nga atletët e tjerë.
Megjithatë, dhjetëshja e parë e vitit 2023 është më e ngushtë, dhe nuk vërehet ndonjë diferencë e madhe nga lart poshtë.
Profilet e më të paguarve
Në mesin e Top 10 atletëve më të paguar për vitin 2023, sipas Forbes, më së shumti figurojnë futbollistët dhe basketbollistët nga tre. Më pas vijnë dy golfistë, një teniser dhe një boksier.
Top 10 më të paguarit
Ronaldo kryeson rrugën e sportistit më të paguar në botë me një sasi të vlerësuar prej 136 milionë dollarësh, duke përfshirë 46 milionë dollarë nga paga dhe shpërblimet e tij të lojës dhe 90 milionë dollarë nga miratimet, paraqitjet, të ardhurat nga licencimi dhe përpjekjet e tjera të biznesit.
Menjëherë pas Ronaldos, edhe dy të tjerët me radhë vijnë nga sporti i futbollit, edhe atë bashkëlojtarët e klubit nga Parisi nën udhëheqjen e miliarderit të Katarit, Nasser Al-Khelaifi. Pra, bëhet fjalë për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi Lionel Messi i cili arkëton 130 milionë euro në vit, dhe francezin Kylian Mbappé, i cili në moshën 24-vjeçare vjen në vendin e tretë me 120 milionë dollarë në vit.
Në vendin e 4-të dhe të 5-të janë basketbollisti i cili pak kohë më parë u bë shënuesi më i mirë i gjitha kohërave në NBA, Lebron James, i cili arkëton 119,5 milionë dollarë në vit, dhe boksieri meksikan Canelo Alvarez me 110 milionë dollarë.
Sa i përket vendit të 6-të dhe të 7-të ndodhen dy golfistët amerikanë Dustin Johnson dhe Phil Mickelson me 107, gjegjësisht 106 milionë dollarë në vit.
Po ashtu, edhe një basketbollist tjetër i NBA-së futet në listën e atletëve më të paguar për vitin 2023 që e kalon shifrën mbi 100 milionë euro, e ai është Steve Curry me 100,4 milionë dollarë.
Dy të fundit të Top 10-shës, por që paguhen nën 100 milionë dollarë janë: ish-teniseri Roger Federer me 95,1 milionë dollarë në vit dhe basketbollisti tjetër amerikan Kevin Durant me 89,1 milionë dollarë në vit.