Gjithsej 14 futbollistë shqiptarë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Gjithsej 14 futbollistë shqiptarë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Numri më i madh i futbollistëve shqiptarë është te klubi çek Sparta Praga.
Gjithsej 14 futbollistë shqiptarë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. / Foto: TRT BALKAN

Gjatë ditës së djeshme u tërhoq shorti i grupeve të Ligës së Kampionëve, edicion ky që do të jetë i pushtuar nga gjithsej 14 futbollistë shqiptarë të cilët luajnë në skuadra të ndryshme.

Janë 36 skuadra që do të paraqiten në grupet e Ligës së Kampionëve në futboll, që për dallim në këtë vit, të gjitha do të jenë në një ligë.

Në vazon e parë luajnë Kristjan Asllani me Interin dhe Arijon ibrahimoviq me Bayern Munich.

Granit Xhaka luan me Bayer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantan, Ardon Jashari me Club Brugge. Këto tri skuadra janë në vazon e dytë.

Dinamo Zagrebi ka në gjirin e saj dy shqiptarët, Arbër Hoxha e Arijan Ademi, ndërsa ylli i Lilles është Edon Zhegrova. Young Boysi zviceran ka në skuadër Kastriot Imerin dhe Ardian Bajramin.

Numri më i madh i futbollistëve shqiptarë është te klubi çek, Sparta Praga.

Aty paraqiten katër shqiptarë, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci. Sparta është në vazon e katërt.

TRT Balkan