Në dyert e ndërtesës së Kuvendit të Beogradit mëngjesin e sotëm ka patur një konflikt mes përfaqësuesve të Iniciativës "Ura mbetet" dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë.
Iniciativa "Ura mbetet", e cila lufton kundër shembjes së Urës së Vjetër të Savës në Beograd, u bëri thirrje qytetarëve dhe këshilltarëve të opozitës që në orën nëntë të bllokojnë punën e Kuvendit të qytetit të Beogradit, i cili duhet të vendosë për buxhetin e qytetit për vitin 2025.
Disa persona kanë hyrë në ndërtesë dhe ka ardhur deri te një rrëmujë, pas së cilës një kordon policor është vendosur në hyrje të ndërtesës.
Kryetari i Komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, akuzoi 20 deri në 30 persona të udhëhequr nga Gjorgje Miketiq nga iniciativa "Ura mbetet" për shkaktimin e incidentit në hyrje të Kuvendit të qytetit të Beogradit para fillimit të seancës.
Rojat e sigurisë kishin veshur xhaketa të zeza me kapela me mbishkrimin e sigurisë, pa asnjë shenjë tjetër, ndërsa Shapiq tha se ishte siguria ajo që, në përputhje me ligjin, ishte angazhuar nga qyteti i Beogradit për të siguruar objekte, institucione dhe aktivitete.
Sipas tij, 20 deri në 30 qytetarë të cilët i udhëheq Miketiq kanë ardhur përpara Kuvendit të qytetit dhe kanë hedhur bojë.