Ministri i Arsimit në Qeverinë e Serbisë, Branko Ružić, sot i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryetares së Qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq. “Në heshtjen e zisë treditore kombëtare, si njeri i përgjegjshëm dhe i sjellshëm, profesionist në kryerjen e të gjitha detyrave të mëparshme publike, si prind dhe qytetar i Republikës së Serbisë, që e kam gjithmonë në radhë të parë, dhe në pajtim me nenin 23 të Ligjit për Qeverinë, kam marrë vendim racional dhe të ndershëm në këto rrethana, po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e ministrit të arsimit në Qeverinë e Republikës së Serbisë”, tha Ružić në një letër të dërguar kryetares së qeverisë Bërnabiq dhe të raportuar nga agjencia Tanjug. Në letër, ndër të tjerash, ai ka shtuar se kryeministrja ka qenë në dijeni të faktit se ka ofruar dorëheqje menjëherë ditën kur ndodhi tragjedia në Beograd. Ai theksoi se personalisht, brenda Partisë së tij Socialiste të Serbisë do të vazhdojë të luftojë edhe më vendosmërisht, me fytyrë të pastër dhe me dashuri për një Serbi të zhvilluar, krenare, kombëtare, shoqëri të drejtë, të respektuar ndërkombëtarisht, me vlera evropiane. “Dorëheqja është një akt personal, por edhe politik, në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë e fuqisë, ndërsa në rajonin tonë shumë shpesh është shenjë dobësie. Le të gjykojë publiku”, tha Ruzhić. Në tragjedinë në shkollën fillore "Vlladislav Ribnikar" në Beograd, një djalë trembëdhjetëvjeçar, nxënës i klasës së shtatë të asaj shkolle, qëlloi dhe vrau tetë nxënës dhe një rojë shkolle, si dhe plagosi gjashtë fëmijë dhe një mësues ditën e mërkurë.
7 Maj 2023
Dorëhiqet ministri i Arsimit në Serbi
Dorëheqja e ministrit Branko Ružić vjen disa ditë pas rastit tragjik në shkollën fillore "Vlladislav Ribnikar" në Beograd.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Raund i dështuar në normalizim e raporteve
Në takim pala kosovare nënvizoi nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimin e Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.