Alarme për bomba në Beograd dhe Novi Sad / Foto: AA

Serbia sot është zgjuar me alarme për bomba në disa lokacione në kryeqytet. Siç raportojnë mediat serbe, mëngjesin e sotëm janë pranuar alarme për bomba në Fakultetin Elektroteknik dhe Fakultetin Juridik në Beograd, si dhe disa lokacione të tjera të kryeqytetit.

Policia po kryen kontrollin e objekteve.

Gjithashtu, këtë mëngjes, nga ora 07:20 deri në orën 08:00, janë pranuar disa alarmime për bomba në Novi Sad, një tjetër qytet serb.

Sipas mediave, janë paralajmëruar bomba në dy fakultete, tri qendra tregtare, një hotel dhe objekte të tjera në Novi Sad.

Që nga viti i kaluar, disa vende të Ballkanit po marrin paralajmërime të shpeshta për bomba në vende të frekuentuara publike. Të gjitha paralajmërimet e deritanishme kanë rezultuar të rrejshme.

TRT Balkan